E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për dorëheqje të Jahjagas

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj shkrimit të Kohës Ditore duke thënë se nuk e di së në cilat burime bazohet kjo gazetë për të konstatuar se LDK tërhiqet nga kërkesa për rrëzimin e Atifete Jahjagës nga posti i presidentes.

Sipas një komunikate për shtyp, LDK nuk e di se në cilat burime bazohet Koha Ditore për të konstatuar se LDK tërhiqet nga kërkesa për largimin e Presidentes Jahjaga, por LDK nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet nga marrëveshja dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e cila shumë qart e ka përcaktuar këtë mandat të Presidentes.

“LDK mbetet e përkushtuar që palët nënshkruese të Marrëveshjes dhe Presidentja Jahjaga ta respektojnë atë dhe të krijojnë kushte për zgjedhje presidenciale të vendit. Në situatën në të cilën gjendemi, ne konsiderojmë se Presidentja Jahjaga nuk përfaqëson unitetin e popullit, sepse ajo po e shpërfillë një marrëveshje politike, e cila është ndërtuar mbi bazën e një koncesusi politik të gjerë me ndërmjetësimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, LDK është deklaruar qartë se nuk do të përkrahë ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me Presidentin, nëse nuk përmbushet Marrëveshja.

“LDK konsideron se Komisioni për reformën zgjedhore ka përfunduar punën dhe se çështjet e tjera të cilat kanë mbetur të papëfunduar, siç janë zonat zgjedhore, listat zgjedhore dhe përbërja e KQZ-së janë çështje kushtetuese, të cilat nuk mund të reformohen, nëse nuk bëhen ndryshime të Kushtetutës. LDK konsideron se reforma zgjedhore duhet të përmbyllet, në mënyrë që të hapen mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në vitin 2013, ashtu siç është paraparë me Marrëveshje dhe me Rezolutë”, thuhet në fund të komunikatës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›