Nikolic preferon bisedimet e shpejta me Kosovën

“Dua që shumë shpjet të fillojmë bisedimet me shqiptarët dhe kjo gjë është paralajmëruar me takimin e kryeministrave Dacic e Thaçi në Bruksel. Është mirë që ka ndodhur takimi. Nuk duhet të hamendemi, në pyetje është ‘statusi i Kosovës’”, u ka thënë Nikolic gazetarëve në Shkup, ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Duke u përgjigjur për detajet e platformës, Nikolic ka thënë se vetë dokumenti është sekret shtetëror, porse pavarësia e Kosovës është e papranueshme dhe se duhet gjetur modelin, i cili tashmë ekziston në shtetet evropiane dhe i cili do t’i kënaqte të dyja palët.
Ai ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të kushtëzohet me çështjen e Kosovës dhe se ky pozicion “është absolutisht i pamundshëm dhe i papranueshëm ".
Po qe se dikush në BE insiston që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, kjo do të thoshte se ai ende nuk e do Serbinë anëtare të BE-së, ka thënë Nikolic.
“Serbia kurrë nuk do ta shohë Kosovën si shtet dhe në 100 vjetët a ardhshëm nuk do të lindë ai njeri, i cili mund të fitojë zgjedhjet në Serbi dhe të pranojë më pas pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikolic.
Diplomatët evropianë i kanë kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën si kusht për të avancuar drejt bllokut 27-anëtarësh. (REL)