LDK Nuk ka qeveri me abuzuesit e votes

Lidhja Demokratike e Kosovës kremtoi 21- vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne të mbajtur në Prishtinë, ku lideri i saj Isa Mustafa ka vlerësuar lartë kontributin e kësaj partie dhe të themeluesit të saj, presidentit historik Ibrahim Rugova në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Edhe në këtë ditë feste për LDK-në, Mustafa ka përmendur pakënaqësitë e këtij subjekti politik për zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke thënë se Kosova nuk duhet të udhëhiqet nga ata që kanë keqpërdorur votën e lirë të qytetarëve të saj.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë një qeverisje të pastër. Kosova duhet të udhëhiqet nga ata që e marrin besimin e qytetarëve, e kurrsesi nga ata që e keqpërdorin votën e tyre” tha Mustafa.
Mustafa ka thënë se LDK ka qenë dhe do të mbetet parti e vlerave të mëdha nacionale e evropiane, sepse të tillë e ka lënë Presidenti Rugova dhe të tillë e duan qytetarët e Kosovës.
LDK u krijua më 23 dhjetor të vitit 1989 nga një grup intelektualësh kosovar të drejtuar nga Ibrahim Rugova, në kohën kur sapo kishte nisur shembja e mureve të izolimit në Europë.
Bul Saliu