Thaci Zgjedhjet me standarte europiane

Procesi i zgjedhjeve parlamentare ka qenë demokratik dhe ka përmbushur të gjitha standardet evropiane. Kështu tha kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së parë të qeverisë së Kosovës, të mbajtur pas zgjedhjeve parlamentare. Ai i është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra një ditë më herët nga kryetari i LDK-së Isa Mustafës i cili parashikoi zgjedhjet e reja në shtator të vitit të ardhshëm. Thaci ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme nacionale do të mbahen vetëm pas katër viteve.
“Kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjeve, por politika e kësaj qeverie me integrimin e koncepteve shtesë qeverisëse do të vazhdojë në kuptimin e mandatit të ardhshëm katërvjeçar deri në vjeshtën e vitit 2014, pastaj në konsolidimin e shtetit dhe forcimin e shtetit, të Kosovës evropiane, me liberalizim të vizave, të Kosovës si pjesë të NATO-s dhe afruar shumë afër për integrim në BE” tha Thaçi.
Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Lëvizjes “Vetëvendosje”, duke i quajtur si subjekt me mentalitet marksist dhe si të pa edukatë.
Lëvizja “Vetëvendosje”, me anë të një komunikate të lëshuar pak ditë më parë, pati kritikuar kryeministrin Hashim Thaçin, se po thërret Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vetëm atëherë kur rrezikohet personalisht.
Shkelzen Osmani