Pako bombe ambasadave ne Rome policia ne gatishmeri

Policia italiane është vënë në gatishmëri të lartë pas një shpërthimi në ambasadën kiliane, i paraprirë nga shpërthimi i një pakoje bombë në ambasadën zvicerane në Romë. Nga shpërthimi në ambasadën zvicerane, një funksionar i saj ka mbetur i plagosur rëndë e është transportuar me urgjencë në spital.
Burime spitalore bëjnë të ditur se i plagosuri ka humbur duart gjatë shpërthimit. Sipas të dhënave të para pakoja ishte dërguar me postë e shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas hapjes së pakos.
Një tjetër i plagosur është regjistruar në shpërthimin në ambasadën kiliane, ndërsa një alarm për bombë në ambasadën e Ukrainës në Romë ka rezultuar rremë, pasi nuk u gjend ndonjë paketë e dyshimtë. Policia ka nisur kontrollet e sigurisë gati në të gjitha selitë e përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e Italisë.
Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet në ambasada, të cilat ngjasojnë shumë me incidentet e Athinës, një muaj më parë.
Autoritetet nuk kanë asnjë të dhënë nëse shpërthimi ka lidhje me protestat e fundit të studentëve kundër reformës në arsim, apo edhe me ndonjë grup militantësh. BBC ka njoftuar se shumë pak detaje janë dhënë për ngjarjen, ndërsa kanë nisur menjëherë hetime të hollësishme.
Ndërkohë, një alarm fals për bombë ka tronditur ditën e sotme dhe zonën e Campidoglio. Prezenca e një bombe aty është paralajmëruar me telefon. Pas verifikimit të agjentëve të forcave speciale kërcënimi ka rezultuar i rremë.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e enjte , 23 dhjetor 2010 )