Gjermani: 25 të aksidentuar
Të paktën 25 persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Diseldorf të Gjermanisë.
Mediat gjermane raportuan se fatkeqësia ka ndodhur kur shoferi i autobusit papritur ka humbur vetëdijen gjate kohes kur po ngiste mjetin.
Autobusi ka vazhduar të lëvizë pa kontroll dhe ka përplasur disa automjete, duke përfunduar në një pemë.
Raportohet se në mesin e të lënduarve janë 18 fëmijë.