LDK: PDK-ja duhet të bëhet parti normale për t’u anëtarësuar në PPE

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës mendojnë që anëtarësimi i PDK-së në organizatën e Partive Popullore Evropiane mund të zgjasë me vite, pavarësisht se në Konventën e saj zgjedhore ajo ka vendosur që profili ideologjik të jetë i djathtë.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë të premten se PDK-së i duhet të bëjë ndryshime të mëdha brenda vetes paraprakisht për t’u bërë pastaj njëra nga partitë anëtare të PPE-së, transmeton koha.
“PDK-së fillimisht i duhet që të bëhet parti normale. Një parti e cila zhvillon zgjedhje normale, e cila e ka një qasje normale ndaj proceseve në kuptimin e standardeve evropiane nga të cilat PDK-ja është larg, një parti që duhet që të heqë dorë nga manipulimi i vullnetit të qytetarëve dhe duhet të heqë dorë nga vjedhja e votave”, ka thënë Gashi./Indeksonline/