E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgjia konfiskon anijen ruse për për kundravajtje administrative

Autoritetet e Gjeorgjisë kanë shpallur sot se shërbimi i rojët bregdetare i këtij vendi e ka konfiskuar anijen ruse Sibirsky-2128, për dyshime të ndotjes së portit Poti në Detin e Zi.

Policia Detare e Gjeorgjisë pretendon se ekuipazhi i anijes i ka hedhur ujërat e zeza në këtë port.

Kapiteni i anijes, Viktor Kirjakov, me shtetësi ruse, është arrestuar dhe akuzuar për kundërvajtje administrative.

Kirjakov është dënuar me rreth 40 mijë dollarë dhe anija do të lirohet pasi të paguhen gjobat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›