E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK: Pronat komunale janë në shfrytëzim të militantëve të PDK-së

Dega e LDK-së në Lipjan ka hedhur një varg akuzash e kritikash në drejtim të qeverisjes komunal në Lipjan.

LDK ka kërkuar transparencë në dhënien e pronave komunale dhe transparencë në inkasimin e qirasë nga objektet dhe pronat komunale. Sipas LDK-së këto prona i janë dhenë në shfrytëzim militantëve të partisë në pushtet.

LDK, Dega në Lipjan po ashtu i bënë thirrje ekzekutivit të komunës të bëjë të njohura për publikun këto prona dhe objekte komunale si dhe të hyrat komunale të realizuara nga këto objekte.

Kryesia e degës së LDK-së në Lipjan shprehi sot shqetësimin dhe reagoi ashpër edhe ndaj aprovimit të Rregullores për taksa dhe tarifa të Kuvendit Komunal në Lipjan. Sipas njoftimit të LDK-së së Lipjanit, kjo u bë shkaku i mosrealizimi të të hyrave vetjake komunale, si pasojë e dobësive profesionale dhe funksionale në arkëtimin e të hyrave.

“Udhëheqja komunale aktuale, nën udhëheqjen e kryetarit Shukri Buja, po vazhdon të ngarkojë pikërisht ato biznese që janë të rregullta në përmbushjen e obligimeve komunale. Aprovimi i Rregullores për taksa dhe tarifa është në kundërshtim me politikat stimuluese të investimeve në bizneset e vogla dhe të mesme dhe në kundërshtim me politikat lehtësuese për bizneset, të aprovuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në reagim të LDK-së.

Kjo degë partiake ka vërejtje edhe për mos faturimin e drejtë të tatimit në pronë, nagse sipas tyre, ekzekutivi i komunës po vazhdon të mos inkasoj të hyra nga tatimi në pronë për objektet e reja banesore të ndërtuara viteve të fundit në qytetin e Lipjanit.

LDK shpreh shqetësimin edhe për gjendjen në tregun e kafshëve dhe tregun e gjelbër në Lipjan pastaj për projektplanin zhvillimor komunal dhe planin zhvillimor urban, për gjendjen në infrastrukturën rrugore, si dhe për moskryerjen tash e pesë vjet të ndërtimit të shkollës së mesme. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›