E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK: Raporti i buxhetit konfirmon keq menaxhimin e parasë publike

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti financiar për vitin 2012 nxjerr në shesh keq menaxhimin e buxhetit të varfër të Kosovës. Bazuar në shifrat që janë prezantuar në këtë raport, ne vlerësojmë se ky buxhet nuk po sjell asnjë dobi për qytetarët dhe bizneset vendore. Ky raport karakterizohet me jo transparencë. Raporti nuk ka të dhëna rreth shpenzimit në projekte kapitale, të cilat përbëjnë 38% të shpenzimeve buxhetore. Mungojnë komplet të dhënat për tabelën 3.2 të buxhetit lidhur me projektet kapitale, thotë një kumtesë e LDK –së e cila konstaton se Qeveria ka dështuar të realizoi planin e të hyrave. Si rezultat i kësaj, gjatë vitit 2012 kemi pasur shkurtime të shpenzimeve: për mallra dhe shërbime 28 milionë, për shpenzime kapitale për 60 milionë

Si dhe nuk është mbyllu viti me 40 milion fatura të papaguara, që janë borxhe që barten në 2013.

Në vazhdim kumtesa thekson se 1/3 e buxhetit të Kosovës mblidhet në dogana në emër të TVSH-së dhe shton se ë hyrat nga dividenta e mbledhur nga PTK është përgjysmuar në tri vitet e fundit. Ajo ka rënë prej 85 milion në vitin 2010, në 60 milion në vitin 2011 dhe në 45 milion në vitin 2012. Ne vlerësojmë se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në vlerën e shitur të PTK-së prej vetëm 242 milion.

Lidhur me shpenzimet LDK mendon se, për shkak të punësimeve të reja me rreth 900 persona më shumë se në vitin 2011, shpenzimet për paga në vitin 2012 janë rritur për 5.3% në krahasim me 2011.

Për vitin 2012, thotë LDK, subvencionet për Ndërmarrjet Publike ishin 52 milionë, derisa në buxhetin e rishikuar kanë qenë vetëm 34 milionë. Shpenzimet kapitale në buxhetin e rishikuar të vitit 2012 kanë qenë të planifikuara në shumë prej 614 milionë, por në raport ato figurojnë të jenë vetëm 554 milionë. Pra, kemi shkurtim prej 60 milionë. Në këtë kategori, ka mungesë të plotë të transparencës, pasi mungojnë plotësisht projektet kapitale në të cilat janë shpenzuar këto mjete prej 554 milionë euro.

LDK, përmes ekspertëve të vet ekonomikë përfundon se buxheti i vitit 2012 ka qenë një buxheti i keq dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të prodhojë efekte pozitive deh shton se nëse analizohet buxheti i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe krahasohet me raportin për realizimin e atij buxheti, atëherë dalin në shesh mashtrimet që qeveria Thaçi po ju bën qytetarëve të vendit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›