E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Vetëvendosje ofendon drejtorin e vrarë

!-- END font-resize -->Të tjera nga rubrikaNisin hetimet Çfarë marrëveshje? Dick Marty tërhiqet nga jeta politikeRasmussen: Dialogu politik është i domosdoshëmTahiri: Europa duhet ta kthejë Serbinë në dialog

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes Shefit të Grupit Parlamentar Ismet Beqiri, ka kritikuar reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vrasjen e drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinë, Remzi Salihut.

Beqiri, ne seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është e pakuptueshme nga Vetëvendosje se si reagon me një ditë vonesë dhe aty shkruan fjalë pamfletistë dhe fyese për viktimën dhe punën e tij.

“Më mirë do të ishte sikur të mos reagohej hiç sesa të shkruhen pamflete. Po reagojmë si obligim ndaj familjes së të ndjerit dhe punë së tij. Ne nuk kemi besuar se edhe kjo ngjarje do të shërbej për përfitime politike”, ka thënë Beqiri, në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje nuk ka pasur mundësi të reagojë në seancë të Kuvendit të Kosovës. Por, kjo pritet të ndodh në pas seancës së Kuvendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›