E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin hetimet

!-- END font-resize -->Të tjera nga rubrikaÇfarë marrëveshje? Dick Marty tërhiqet nga jeta politikeRasmussen: Dialogu politik është i domosdoshëmTahiri: Europa duhet ta kthejë Serbinë në dialog Stuhia e DraskovicitTask Forca e BE’së për hetimin e pohimeve të Dick Martyt ka filluar punën edhe zyrtarisht. Shefi i EULEX’it, Xavier de Marnhac tha se gjatë javëve të ardhshme një prokuror pritet të shkojë në Shqipëri për të kryer hetime. E për këtë, francezit iu dha mbështetje e plotë nga Kryeministri Sali Berisha.

Task Forca e BE’së për hetimin e pohimeve rreth tregtisë me organe në Kosovë ka filluar punën zyrtarisht, derisa brenda disa javësh pritet të fillojë një proces hetimor në territorin e Shqipërisë.

“Task Forca Speciale e hetimeve ka filluar punën. Zoti Williamson është ende duke e kompletuar punën e tij si ekspert special në UNSG”, kanë thënë zyrtarë të BE’së për Express.

Por, Williamson pritet shumë shpejt të fillojë punën e tij në Bruksel.

Fillimin e operimit në terren të Task Frocës e ka paralajmëruar shefi i EULEX’it, Xavier de Marnhac, në Tiranë.

Ai ka deklaruar se gjatë javëve të ardhshme në shtetin shqiptar për këtë qëllim do të shkojë një prokuror me ekipin e tij.

Francezi Marnhac ka takuar zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, si dhe ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.

EULEX ka njoftuar se Tirana ka ofruar bashkëpunim të plotë për hetimet.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›