LDK akuza qeverise per KEK-un

Qytetarët e Kosovës po paguajnë dy herë faturat e energjisë elektrike. Konstatimi vjen nga partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike.
Në një konferencë për shtyp, Grupi i Ekspertëve të Ekonomisë i kësaj partie, duke vlerësuar punën gjashtëmujore të Qeverisë së Kosovës ka ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me thellimin e krizës ekonomike.
Ata kritikuan KEK-un, se pikërisht me afrimin e stinës së ftohtë po bën remonte në termocentrale dhe se me keqmenaxhimin që po i bëhet kompanisë, ajo po shkon padyshim në kolaps total.
Nga ana tjetër taksat e qytetarëve që e kanë paguar njëherë KEK-un, nga buxheti po derdhen gjithashtu për të mbuluar rrjedhjet financiare dhe teknike të kësaj kompanie. Përvecse kjo situatë dëmton edhe bizneset duke rritur kostot, vlerësojnë ekspertët e LDK-së, kriza do të cojë edhe në reduktime të energjisë.
Një tjetër shqetësim i grupit të ekspertëve të ekonomisë së LDK-së është edhe buxheti i Kosovës, i cili sipas tyre është miratuar duke u bazuar në të ardhura të pasigurta dhe si i tillë nuk mund të jetë i qendrueshëm.
Drejtuesi i këtij grupi, Abdullah Hoti kritikoi edhe për vonesat në kompletimin e kabinetit qeveritar dhe për zgjedhjen e fundit, që sipas tij po tregon se ky është një koalicion pa program.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, bllokimi i rrugëve në veri
Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë. Mitrovicë, banorët ankohen për të shtëna
Banorët e dy fshatrave në Mitrovicë, Zupqe dhe Qaber, ankohen për të shtëna me armë zjarri që dëgjohen në këtë zonë. Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë
Policia ka ndaluar tubimin e ultranacionalistëve në qytetin e Rashkës, në kufij me Kosovën, afër pjesëve veriore. Në bazë të informacioneve jozyrtare këtë tubim e ka udhëhequr Mirko Jovic, në emër Këshillit Kombëtar serb.
Hagë, dy muaj burg për Kabashin
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Njohjet, Jahjaga dhe Thaci në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
Lajmet kryesore
PS: Të tjera fakte për kromin
“Do t’i shkojmë deri në fund denoncimit të skandalit”
Pse mungon ndihma e parë në vendngjarje?
“Vendimi Kushtetueses s’prek censusin”
Tiranë, vendosen matësat e ujit