E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse mungon ndihma e pare ne vendngjarje


Në ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, ku humbi jetën gjykatësi Skerdilajd Konomi, realizuar në bulevardin e qytetit të Vlorës, askush nuk dha ndihmën e parë mjekësore.

Madje autoambulanca nuk mbërriti fare në vendin e ngjarjes, ndërsa policia e dërgoi në spital në bagazhin e një furgoni, pasi më parë viktimën e nxorën nga makina qytetarët, kur ai ishte ende gjallë.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Thuajse në të gjitha skenat e krimit apo aksidentet rrugore autoambulanca nuk mbërrin për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa policia bën vetëm transportin e viktimave dhe përcakton shkakun e vdekjes.

Policia thotë se në cdo rast ngjarjeje, e njofton menjëherë shërbimin e urgjencës. Ndërsa drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, thotë skema e shërbimit të urgjencës është e ndërtuar në mënyrë të atillë që në cdo vend autoambulanca të mos mbërrijë me shumë se 15 minuta me vonëse.

Por sipas tij problem mbetet fakti se, thuajse në të gjitha rastet, të plagosurve u jepet ndihma dhe transportohen në spital nga qytetarë që gjenden aty rastësisht, duke shkaktuar shpesh edhe humbjen e jetës.

“Nuk mundet që një qytetar që vjen nga rruga të marrë dhe të administrojë një urgjencë, pavarësisht nga lloji i aksidentit që ka ndodhur, sepse mund të shkaktojë vdekjen e tij të menjëhershme, mund të shpejtojë vdekjen e tij, por edhe nëse nuk e shpejton vdekjen, shton mundësinë e invaliditetit. Nuk mbin dot nga dheu, sic mbin makina juaj, sepse ti ishte duke kaluar aty. Autoambulanca do të vijë, absolutisht do të vijë. Vjen për 5 minuta, vjen për 10, kurrë nuk mund të vijë më larg se sa 15 minuta, është e pamundur”, deklaron zoti Pipero.

Pipero thotë se falë një investimi japonez do të modernizohet i tërë sistemi i shërbimit të urgjencës. Por, për të qenë më efikas në dhënien e ndihmës në raste krimesh, aksidentesh apo zjarri, shërbimi i urgjencës duhet të mbërrijë njëkohësisht me policinë apo zjarrfikësit, një praktikë kjo e të gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

“Në mënyrë të njëkohëshme, sipas radhës dhe rëndësisë, të shkojë edhe zjarrfikësja, të shkojë edhe makina e policisë. Kam frikë se edhe pasi të bëhen të gjitha këto, do të gjejnë njeriun e aksidentuar të hedhur në një karroceri, apo në sediljen e një makine në mënyrë të pakujdesshme dhe o burra ta cojmë në spital! Kjo sjell edhe c’orientim sepse jo të gjithë e dinë se ku duhet ta cojnë”, deklaron Pipero.

Ndërhyrja e njerëzve të paautorizuar në vendgjarje, sipas Piperos, shkakotn jo vetëm dëmtimin e mëtejshëm të të plagosurve, por prish edhe vendin e ngjarjes që u shërben hetimeve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Videoskandali ndan gjykatën
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ndahet në dy qendrime për çështjen e ish zëvendëskryeministrit nën akuzë, Ilir Meta. Mbetet në burg Gazmend Sallaku
Pasi i përfundoi afati i 30 ditëve burg, gjykata e le edhe 20 ditë të tjera në qeli ish-drejtorin e stadiumit kombëtar Gazmend Sallakun, nën akuzë për rryshfet.
Grabitësit e kazinosë, jepet masa e arrestit
Grupi i të rinjve të akuzuar për disa grabitje në kryeqytet doli para gjykatës për t'u njohur me akuzat ndaj tyre,sikurse pretendon Prokuroria, pa kaluar shume dite nga aksioni i njesisë operacionale policore që u mbyll me gjashtë të arrestuar dhe ku dy prej të dyshuarve së bashku me një oficer civil të policisë mbetën të plagosur. Londër, dënohet vrasësi shqiptar
Vrasjet e kryera nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Hajdar Kasumaj kanë ndodhur në datën 8 dhe 9 korrik të vitit te kaluar, kur biznesmeni Nezir Golaj, u vra afër rrugës Hendon Ëay në veri-perëndim të Londrës. Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korcës, ku një vjazë 22-vjecare është dhunuar brenda banesës së saj.

Lajmet kryesore

PS: Të tjera fakte për kromin
“Do t’i shkojmë deri në fund denoncimit të skandalit”
“Vendimi Kushtetueses s’prek censusin”
Kosovë, bllokimi i rrugëve në veri
Ngjela përshëndet Kushtetuesen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›