Bulqize minatoret rifillojne greven

Arkiv-minatoret ne galeri Minatorët e Bulqizës janë rifutur në grevë urie. Ata po e zhvillojnë grevën e urisë para ambienteve të ACR.
Minatorët e kromit janë rifutur në grevë që në orët e para të mëngjesit të sotëm para ambienteve të ACR.
10 minatorët kanë marrë me qira ambientet e një lokali përballë ACR dhe aty po zhvillojnë grevën.
(Sonte ne emisionin "Shqip" do te trajtohet ceshtja e minatoreve te Bulqizes dhe perpjekjet e tyre mujore per permiresimin e kushteve te punes dhe rritjen e pages. Ndiqni emisionin "Shqip", sot ne MinatorëtPS: Të tjera fakte për kromin Bulqizë, sindikatat kundër Nacos “ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit” oren 21:00 ne Top Channel)
Bulqizë, sindikatat kundër Nacos
Drejtuesit e sindikates akuzuan ashper ministrin e Ekonomise Nasip Naco dhe thanë se Ministria qe ai drejton tashme eshte vertetuar qarte se i kane duart e lidhura nga tangjentet financiare dhe flirtimi me ACR.
Sindikalistet thone se ministri, ne vend qe te kerkoje zbatimin e ligjshmerise te kontrates koncensionare per te kryer investimet ne miniere dhe per te hapur prespektiven e ketij vendburimi, perpiqet te shantazhoje dhe t'i beje presion sindikalisteve me kercenime gjyqesore te cilat jo vetem se nuk kane legjimitet juridik, por jane nje farse e turpshme te nje Ministri te papergjegjshem, i cili cdo dite po merr jete njerezish te pafajshem nga veprimet dhe mosveprimet e tij per te mbyllur galerite dhe minierat e braktisura per te cilat qeveria shqiptare ka paguar me dhjetra here per t'i mbyllur, si ne Kukes, Tropoje, Baterr, Bulqize, Librazhd, Pogradec.
Prej me shume se dy muajsh minatoret po protestojne per kerkesa ekonomike. Por edhe pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.
Ndersa perfaqesuesit e 'Decometal' diskutuan me sindikatat dhe arriten nje mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.
Sindikatat padisin ACR-në
Drejtuesit e Sindikatës kanë bërë publike se po përgatisin një padi në Gjykatë ndaj kompanisë ACR.
Në njoftimin e shpërndarë nga ana e kreut të sindikatës Kolë Nikolla. Në njoftim thuhet se po përgatitet një padi gjyqesore per ta dorezuar ugjent ne Gjykaten e Rrethit Gjygjesor Tirane, pasi ACR dhe sindikata jane te regjistruara ne kete gjykate, kundra ACR-se per veprimtarine antiligjore ne drejtim te nderhyrjes ne punet e sindikates, shkeljes se ligjit per greven dhe ushtrimit te presionit per largim te pamotivuar nga puna.
Palet u terhiqen per te diskutuar nje kerkese qe lidhej me largimin e drejtorit te minieres ne Bulqize, por nderkohe te gjitha kerkesat e tjera ekonomike ishin diskutuar dhe pranuar. Si perfundim greva ne Bulqize nuk mundi te ndaloje dhe tashme sindikatat dhe kompania koncesionare pervec greves do perballen edhe ne gjykate.
Sondazh
Mendoni se ceshtja e minatoreve te Bulqizes do te marre zgjidhje?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_373'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(373); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tiranë, vendosen matësat e ujit
Ujësjelllësi i Tiranës ka ndërmarrë një aksion për paisjen me matësa të të gjithë konsumatorëve familjarë. Kostoja prej 1.800 lekësh e matësit po u faturohet po konsumatorëve. “Vendimi Kushtetueses s’prek censusin”
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë. MASH: Regjistrohuni në Universitete
Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë maturantët fitues, se nëse nuk regjistrohet deri më 18 shtator, në degët fituese ata e humbasin këtë të drejtë përgjithnjë. Berisha: Dialogu ndërfetar, vlerë e madhe
Në Tiranë u zhvillua pasditen e së premtes Asambleja për Paqe dhe Drejtësi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha. Hiqet parkingu tek 'Tajvani'
Që në mëngjesin e së premtes fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës kanë mësyrë në parkun 'Rinia' per te liruar ambientet e zëna sipas tyre ne menyre te paligjshme per parking nga lokalet.
Lajmet kryesore
Rreziku për tension në veri, i pranishëm
Policia: Situata nën kontroll
“Vendimi Kushtetueses s’prek censusin”
Tiranë, vendosen matësat e ujit
LDK akuza qeverisë për KEK-un