E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi Kushtetueses sprek censusin


Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë.

Të dhënat e prodhuara nga ky proces, tha Teliti, do të përdoren vetëm për statistikë dhe nuk do të reflektohen në regjistrin themeltar të gjendjes civile.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin, ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit. Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë RegjistrimiNgjela përshëndet KushtetuesenVendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike e të dhënave të regjistrit themeltar të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”, deklaroi kreu i Gjendjes Civile, Armand Teliti.

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë

Ditën e premte Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile. 

Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe dy kundër për të rrëzuar dispozitën e këtij ligji miratuar në vitin 2009 që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin për Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si anti-kushtetues, gjykata ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit “kombësi”.

Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm  me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu. 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja MASH: Regjistrohuni në Universitete
Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë maturantët fitues, se nëse nuk regjistrohet deri më 18 shtator, në degët fituese ata e humbasin këtë të drejtë përgjithnjë. Berisha: Dialogu ndërfetar, vlerë e madhe
Në Tiranë u zhvillua pasditen e së premtes Asambleja për Paqe dhe Drejtësi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha. Hiqet parkingu tek 'Tajvani'
Që në mëngjesin e së premtes fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës kanë mësyrë në parkun 'Rinia' per te liruar ambientet e zëna sipas tyre ne menyre te paligjshme per parking nga lokalet. BE, frenimi i përmbytjeve
Ndryshimet e klimës, por edhe shfrytëzimi pa asnjë kriter i shtratit të lumit Mat gjatë këtyre viteve ka sjellë gati cdo vit përmbytjen e 10 mijë familjeve që jetojnë në këtë zonë. Rindërtohet rruga e Divjakës
Rruga e re me gjatësi 24 kilometra nga vendi i quajtur 'Pushimi i shoferit' deri në Divjakë ka hapur për banorët e kësaj zone në Lushnje disa mundësi të reja për zhvillim.


Lajmet kryesore

PS: Të tjera fakte për kromin
“Do t’i shkojmë deri në fund denoncimit të skandalit”
Pse mungon ndihma e parë në vendngjarje?
Kosovë, bllokimi i rrugëve në veri
Ngjela përshëndet Kushtetuesen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›