LDK dënon sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër "sulmin e sotëm të armatosur të bandave kriminale serbe, të drejtuar kundër ushtarëve të KFOR-it, në Zveçan".
Në një reagim të kësaj partie, thuhet se "Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet fuqishëm aksionin e ushtarëve amerikanë të KFOR-it për të larguar barrikadat dhe për të hapur rrugët në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës".
"Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh si jetike vendosjen e rendit dhe të ligjit në komunat veriore të vendit, për t`ua mundësuar institucioneve punën, ndërsa qytetarëve një jetë të qetë dhe normale", thuhet në komunikatën e LDK-së.