E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veri të Kosovës, drejt normalizimit

Situata në veri të Kosovës po shkon drejt normalizimit, ndërsa KFOR-i ka arritur të largojë të gjitha barrikadat nga fshati Rudare deri te vendi i quajtur “Kërshi i Dudës”.
 

Burime të Kosovapress-it nga veriu bëjnë të ditur se KFOR-i është duke mbajtur nën kontroll po thuajse tërë rrugën e Ibrit nga pika kufitare Jarinjë deri te Kërshi i Dudës që ndodhet rreth 3 kilometra larg jugut të Mitrovicës.
 

Nga burimet mësohet se si rezultat i përleshjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, mes grupeve serbe dhe ushtarëve, 12 pjesëtarë të grupeve kriminale serbe janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e veriut, ndërsa janë plagosur po ashtu edhe 4 ushtarë të KFOR-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›