LDK frike per votat

Kjo kerkese e LDK-se e dates 15 nentor qe mban nenshkrimin e kryetarit te saj Isa Mustafa kopjen e se ciles e ka siguruar Top Channel kerkon nga KQZ-ja qe EULEX-i te perfshihet ne procesin e sigurise se votes sidomos gjate bartjes se kutive te votimit drejt qendrave te numerimit.
Por ne Keshillin per Operacionet Zgjedhore te KQZ-se thone se EULEX-i eshte caktuar si partner sigurie edhe me heret ne kohen kur eshte hartuar Plani Operacional per Zgjedhjet e 12 dhjetorit.
KQZ ka miratuar planin e sigurise ku jane perfshire partneret kryesore ne Kosove. Ne kemi edhe dhomen operative ketu ne KQZ ku gjenden pjesemarres nga policia e Kosoves dhe EULEX-i eshte shprehur Ilir Fetahu kryesues i Keshillit per Operacionet Zgjedhore.
Ndersa zedhenesi i EULEX-it Blerim Krasniqi tha per Top Channel se roli i EULEX-it ne diten e zgjedhjeve do te jete mbeshtetja e Policise se Kosoves permes monitorimit udhezimit dhe keshillimit.
Nje anetar i KQZ-se ne kushte anonimiteti tha po ashtu per Top Channel se kjo kerkese e LDK-se nuk do te shqyrtohet fare ne KQZ sepse EULEX-i eshte pjese e mekanizmave te sigurise gjate procesit zgjedhor sic eshte parashikuar edhe me Planin Operacional.