Zgjedhje para zgjedhjeve

Pas nje fushate qe u mbyll kete te premte te dielen e kesaj jave qytetaret e Rahovecit do tu drejtohen kutive te votimit per te zgjedhur kryetarin legjitim.
Ne gare per kryetare te komunes se Rahovecit jane Xhelal Canziba nga PDK-ja Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja Smajl Latifi i AAK-se Rexhep Oruqi nga AKR-ja dhe Luljeta Kadiri nga LDD-ja.
Gjate fushates zgjedhore qytetaret e Rahovecit kane degjuar premtimet e kandidateve per kryetar komune.
Secili prej tyre ka premtuar zhvillimin ekonomik permiresimin e mireqenies sociale dhe uljen e nivelit te papunesise.
Nje nga punet me prioritet per kandidatin e PDK-se eshte zhvillimi i sektorit te bujqesise.
Ai ka premtuar subvencione per vreshtaret dhe tregtaret e tjere. Ai ka pasur vazhdimisht mbeshtetjen e kryeministrit Thaci i cili premtoi se do te siguroje tregun per rrushin qe kultivohet ne Rahovec.
Lidhja Demokratike e Kosoves nderkaq ka folur per 180 projekte te cilat do te realizohen brenda tri vjeteve nese kandidati i kesaj partie merr detyren e te parit te komunes.
Kandidati i LDK-se Ibrahim Kryeziu ka akuzuar PDK-ne se gjate mandatit qeverises te saj ka munguar qeverisja transparente e pergjegjshme dhe profesionale.
Edhe kandidati i AAK-se Smajl Latifi ka premtuar pune me te mire nese merr mbeshtetjen e qytetareve me 21 nentor.
E po keshtu edhe kandidatja e LDD-se Luljeta Kadiri.
Zhvillim te qendrueshem ekonomik ka premtuar edhe nga kandidati Rexhep Oruqi qe vjen nga radhet e partise se Behxhet Pacollit.
Sipas te dhenave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne komunen e Rahovecit jane te regjistruar rreth 49 mije votues me te drejte vote.
Pergatitjet nderkaq jane bere per 34 qendra votimi dhe 71 vendvotime.