E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK i kërkon Berishës dekorimin e 13 personaliteteve të Kosovës

Kryeministri Berisha priti në një takim zotin Armend Zemaj deputet i LDK, i shoqëruar nga drejtues të forumit rinor të kësaj partie.

Duke falënderuar kryeministrin Sali Berisha për mikpritjen, miqtë nga Kosova kërkuan ndihmën e tij që Shqipëria të nderonte me dekorime 13 personalitete të shquara, bashkëmendimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova.

Ata vlerësuan rolin dhe kontributin e Kryeministrit Berisha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, në Kosovë, ndërsa e quajtën atë bashkë me Ibrahim Rugovën, si dy liderët historik të së djathtës shqiptare.

Kryeministri Berisha premtoi se do të ndikonte, që nderimi i personaliteteve të shquara nga Kosova të vazhdonte pa ndërprerje dhe se shumë shpejt në Tiranë, në rrugën me emrin e Presidentit Rugova do të vendoset edhe shtatorja e tij. Ai përgëzoi bashkëpunimin mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë në nderimin e patriotëve shqiptar, ndërsa përshëndeti sportisten nga Kosova Majlinda Kelmendi për fitimin e titullit “Kampion Bote” në xhudo. /lajmifundit.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›