E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërroi jetë Drejtori në Komunën e Istogut, Qazim Loxha

Pas një sëmundje të rende, ka ndërruar jetë Qazim Loxha-Drejtor në Drejtoratin për Ekonomi dhe Zhvillim si dhe anëtari i kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Istog.

Që nga konstituimi i organeve komunale pas luftës i ndjeri Qazim Loxha ka qenë i zgjedhur Drejtor i Drejtoratit për Ekonomi, Zhvillim dhe Rindërtim.

“Ai me punën e tij të pa lodhshme kontribuoj në themelimin dhe funksionimin e organeve komunale si dhe në rindërtimin e komunës së Istogut që nga lufta doli shumë e shkatërruar. Qazim Loxha ishte dhe mbetet figurë e respektuar nga kolegët dhe qytetarët e Komunës së Istogut dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.
Mbledhja komemorative do të mbahet sot në ora 14:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Bajicë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›