E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja me ekspertë drejtë Gjykatës Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka angazhuar një grup ekspertësh të cilët do të punojnë në hartimin e kujdesshëm të ankesës, përmes së cilës do të kërkohet nga Gjykata Kushtetuese, interpretimi i mirëfilltë ligjor i shkeljeve qe ndodhën në seancën e 22 shkurti, me rastin e votimit për president të vendit, ku në këtë postë u zgjodh Behxhet Pacolli.
 

"E kemi thënë qëndrimin tonë edhe për Gjykatën Kushtetuese dhe grupi punues është duke punuar. Me kohë do ta procedojmë dhe nuk dua të interpretojë më shumë, sepse kjo është çështje e grupit të ekspertëve dhe besoj se kjo do të bëhet javën e ardhshme", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›