E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja premton qeverisje te drejte e transparente

Nga Express me 29 nentor 2010 ne ora 1800

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike te Kosoves dega ne Mitrovice kane organizuar te henen disa takime radhazi ne zona te ndryshme te komunes. Gjate takimeve me banoret kreret e LDK-se dhe kandoidatet e ketij subjekti per deputet kane premtuar per nje qeverisje te drejte e transparente e cila ne prioritet do te kete zhvillimin ekonomik dhe kushtet me te mira per jete.

Kryetari i LDK-se ne Mitrovice Sadri Ferati i shoqeruar nga anetare te kryesise dhe kandidatet per deputete ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit Fatmire Berisha Mursel Ibrahimi dhe Anita Morina kane takuar fillimisht anetaret dhe simpatizantet e ketij subjekti ne fshatin Suhadoll matane Ibrit.

147Proceset e kryera brenda LDK-se paten jehone tek te gjithe qytetaret. Kjo verehet ne takimet qe kemi me anetare dhe simpatizante por edhe me rezultatin e zgjedhjeve per kryetar ne Rahovec148 ka thene Ferati.

Sipas tij ka shume pune per t146u bere mirepo duke patur pikesynim realizimin e programit te LDK-se te gjithe duhet te jene optimiste per nje fitore bindese ne menyre qe te krijohet mireqenia zhvillimi dhe perspektiva per te gjithe qytetaret pa dallim.

Lidhur me gjendjen ne arsim nevojen e reformes dhe krijimin e kushteve per nje arsim dinjitoz e cilesor ne hap me rrjedhat dhe standardet evropiane folen kandidatet Mursel Ibrahimi dhe Fatmire Berisha fushe kjo prej nga vijne ata.

147LDK-ja bashkerisht me ju ne qeverine e ardhshme do te trajtoje ne menyre te barabarte te gjitha shtresat e qytetareve te Mitrovices me prioritet gjeneraten e re148 ka thene Berisha.

Takime me qytetaret nga ky subjekt jane mbajtur edhe ne 147Bair148 dhe 147Kroin e Vitakut148.

Mesazhi i tyre ishte se LDK-ja do te ofroje qeverisje te drejte transparente me prioritet zhvillimin ekonomik dhe kushte me te mira per jete.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›