Lunacek Nuk ka date te sakte per heqjen e vizave me Kosoven

Prishtine 29 nentor NOA - Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven eurodeputetja Ulrike Lunacek ka deklaruar se nuk ka ndonje date te saket se kur do te mund te ndodhe liberalizimi i vizave per Kosoven.
Mediat kosovare raportojne se Luinacek ka thene se ndihet e befasuar nga deklarimet e kryeministrit ne largim Hashim Thaci se nje gje e tille do te behet brenda 15 muajve. Megjithate Lunacek ka shtuar se kosovaret mund te shpresojne per nje gje te tille.
Keto komente ajo i ka bere sot pas takimit me ministrin e Puneve te Brendshme Bajram Rexhepin me te cilin ka diskutuar edhe per zgjedhjet e 12 dhjetorit ku eshte njoftuar se Parlamenti Evropian do te dergoje 7 perfaqesues te cilet do ti monitorojne zgjedhjet.
Ministri i Brendshem Bajram Rexhepi ka thene se ne fund te vitit 2011 pritet qe Kosova ti permbushe te gjitha kushtet per liberalizim te vizave.
Rexhepi ka thene se mund te ndodhe qe brenda 3 muajve te pare te vitit 2012 te kete liberalizim edhe pse ai tha se gjasat me te medha jane per fundin e 2012-es.
NOA