E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK kërkon paqe nga partitë për zgjedhjet

Prishtinë - Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve politike të vendit që për të ruajtur paqen qytetare duhet të përdorin diskurs të matur dhe të kultivuar në raport me njëri- tjetrin, sepse sipas tyre shprehja e kulturës së brendshme politike, nënkupton ndërtimin e një vendi me vlera dhe harmoni qytetare, ka thënë në një konference me gazetarë Sekretarit të përgjithshëm të partisë, Ramë Manaj. L

idhja Demokratike e Kosovës, ka filluar përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve lokale. Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Ramë Manaj tha se tashmë janë formuar grupet punuese që do të zbatojnë strategjitë e partisë për fushatën nëpër komuna të ndryshme. Manaj po ashtu ftoi subjektet politike për diskurs paqësor gjatë procesit elektoral. Me logon, “Ne ndërtojmë së bashku demokracinë”, Lidhja Demokratike e Kosovës, nis përgatitjet për zgjedhjet dhe grupet punuese në nivel të 5 rajoneve në vend. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ramë Manaj tha se, LDK, do të angazhohet për një bashkëpunim sa më të madh ndërmjet degëve për marrjen e përgjegjësive.

“Fushata e LDK të Kosovës do të jetë moderne, bashkëkohore, shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse. Tashmë kemi mbajtur një varg debatesh me anëtarësinë tonë , me elektoratin tonë dhe i kemi identifikuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, në bazë të këtij identifikimi janë bërë përgatitjet nëpër të gjitha komunat”, ka thënë Manaj.

Manaj ftoi edhe subjektet tjera politike për zgjedhje paqësore dhe demokratike: “Ne i ftojmë subjektet politike që të përdorin diskurs të matur dhe të kulturuar në raport me njëri tjetrin, sepse shprehja e kulturës së brendshme politike nënkupton përkushtim për të ndërtuar një vend vlerash dhe harmoni qytetare”, ka theksuar Manaj. LDK, ftoi qytetarët e Kosovës që të përfshihen në procesin zgjedhor të vjeshtës, i pari që organizohet plotësisht nga institucionet vendore. (rtk)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›