Geekie: Roli i UNMIK-ut është rol politik
Prishtinë -Roli i UNMIK-ut në Kosovë është rol politik, ka deklaruar zëdhënësi i këtij misioni, Russel Geekie. "Roli ynë tashmë është pak më i ndryshëm, ne tash kemi këtu misionin e Bashkimit Evropian, EULEX, që është i ngarkuar me sundimin e ligjit - kështu që, UNMIK-u do të jetë më shumë mision politik, dhe më shumë i orientuar në vendosjen e dialogut në mes të bashkësive”, ka thënë Geekie për radion serbe KIM. Sipas Geekiet, EULEX-i tashmë është i ngarkuar me sundimin e ligjit dhe policinë, ndërsa ka shtuar se UNMIK-u ka bashkëpunim të mirë me këtë mision dhe bashkërisht punojnë në koordinim të plotë. (telegrafi/start)