E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR-ja kërkon zgjedhje të lira

Prishtinë - Aleanca Kosova e Re është përkushtuar për zgjedhje të lira dhe të drejta që paraqesin vullnetin e elektoratit, ka bërë të ditur nënkryetari i AKR-së Ibrahim Makolli në një konferencë për media. Ai ka thënë se AKR-ja konsideron se për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor kërkon nga Komisioni zgjedhor që të ndërmarr veprime konkrete për të parandaluar keqpërdorimet eventuale në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin nëntor .

Duke folur për premtimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se me 1 qershor El Salvadori do ta njoh pavarësinë e Kosovës Makolli tha se procesi i njohjes nga ky shtet tashmë ka përfunduar edhe pse zyrtarisht njohja nga ky shtet nuk ka ardhur.

Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli disa herë ka premtuar se fal angazhimit të tij diplomatik Kosova do të njihet edhe nga disa shtete të Afrikës së Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›