E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Maqedonia e përkushtuar për integrimin në BE

Novi Sad -Maqedonia rrugën e vet drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, e ecën me përkushtim, në mënyrë aktive dhe parimore, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin në Samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore në Novi Sad. "Nuk ka evropianë më të bindur, më të angazhuar për zgjerimin e Bashkimit, për pranimin e Marrëveshjes së Lisbonës, për reformat e mëtejshme të Bashkimit, sesa ata politikanë dhe njerëz që kanë lindur dhe jetuar jashtë kufijve të Bashkimit Evropian", tha presidenti i Maqedonisë.

"Meqë, qytetarët tanë i kanë ndier në lëkurën e tyre pasojat nga hamendja evropiane dhe përvojat e tyre personale, kolektive janë përkujtim më i mirë për ne, prandaj është aq i rëndësishëm zgjerimi i mëtejshëm".

Presidenti Ivanov gjatë fjalimit theksoi se "demokracia e re e Maqedonisë, ndërtoi dhe formalizoi standarde kulmore për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut dhe shoqërisë demokratike". (makfaks/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›