E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK kunder vendimit te Kushtetueses

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka shqyrtuar situatën e krijuar pas interpretimit nga ana e Gjykëtës Kushtetuese të projekt-neneve për reformën kushtetuese.

LDK konsideron se marrëveshja politike e nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli, e dëshmuar nga ambasadori amerikan Christopher Dell dhe e pranuar si e tillë nga presidentja Jahjaga, nuk ka të bëjë me interpretimin e Gykatës Kushtetuese.

Sipas LDK-së, marrëveshja politike, fjalë për  fjalë, është shndërruar në një rezolutë të Kuvendit të Kosvës dhe në bazë të asaj rezolute është votuar presidentja dhe janë krijuar komisionet për reformën kushtetuese dhe zgjedhore.
LDK shpreh angazhimin e saj për përmbushjen në tërësi të marrëveshjes politike, duke përfshirë edhe afatet kohore të përcaktuara nga Kuvendi i Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës
Deklaratë për shtyp
“LDK edhe një herë shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin e saj për përmbushjen në tërësi të kësaj marrëveshjeje politike, duke përfshirë edhe afatet kohore të përcaktuara nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar në përfundim të mbledhjes.

Gjithashtu, LDK kërkon nga palët nënshkruese të saj që ta respektojnë marrëveshjen në tërësi, që të mund të çohen përpara reformat dhe që vendi të ketë presidentin që do të dalë nga vullneti dhe nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson më tej se respektimi i marrëveshjeve politike është normë elementare për funskionimin e jetës politike, demokratike dhe të institucioneve të një vendi dhe se mosrespektimi i marrëveshjes në fjalë bën të pamundur që të arrihen marrëveshje të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›