E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi kërkon masa nga pushteti lokal për galeritë

Ministri i Kulturës Aldo Bumci kërcënoi me mbyllje të galerive apo muzeve në rrethe në rast se pushteti lokal nuk merr masa për sigurinë e tyre.

Duke nisur nga rasti i Korçës, Bumci tha se do meren masa ligjore për të ndërshkuar përgjegjesit e zhdukjes së veprave të artit në Galerinë "Guri i madh", në Korçë.
 

Bumci tha se bashkitë e qyteteve kanë për detyrë të menaxhojnë galeritë dhe muzetë e tyre.

Ndërkohë në galerinë e Korçës vazhdon të mbetet mister zhdukja e 77 pikturave duke u thelluar me tej me zhdukjen e veprave të qeramikës në këtë galeri.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›