Tri parakushtet për zgjidhjen e çështjes së Veriut

Diplomati austriak, Albert Rohan numëron tri parakushte për të zgjidhur çështjen e veriut: kontrolli i kufijve, ndjekja e kriminelëve në veri, dhe shtrirja e dorës nga tërë shoqëria kosovare drejt popullatës në veri.
E kaluara politike e lidershipit të ri serb, sipas tij, është arsye për brengë dhe skepticizëm.
Sa i perket fundit te mbikëqyrjes së pavarësisë, ai është përgjigjur “E shoh pozitivisht fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, meqë kjo nënkupton se Propozimi gjithëpërfshirës për status është zbatuar në masë të gjerë, andaj edhe nuk ka nevojë për mbikëqyrje ndërkombëtare të implementimit”.