E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK në diasporë, reagon ndaj shkarkimeve në Prishtinë

Nëndega e LDK-së në Olten të Zvicrës ka reaguar ndaj përjashtimit të Ismet Krasniqit nga këshilli i përgjithshëm i LDK-së, veprim ky të cilin, ata e kanë cilësuar si të ngutshëm dhe të dëmshëm për këtë subjekt politik, pasi, pa u konsultuar baza, po përjashtohen veprimtarë të devotshëm të kësaj partie.

“Dje, më 17.03.2012 në mediat vizuele e të shkruara lakohet emri i Ismet Krasniqit se është larguar nga këshilli, kjo vërtet ishte befasuese, por kulmi arrin atëherë kur në lajmet e mbrëmjes në RTK zoti Ismet Beqiri thotë se Berim Ramosaj dhe individët e larguar nuk përfaqësojnë askend, kjo për neve ishte e papranueshme, mund të vlejë për dikend tjetër por për rastin konkret nuk vlen. Ne i shtrojmë pyetje Ismet Beqirit se a është kjo një fyerje për të gjithë LDK-në në Zvicër, a është ky veprim ofendues ndaj diasporës në përgjithësi kur deklaroni se nuk përfaqësojnë askënd. Kësaj i bije se nuk ekzistojmë fare sipas jush, befasi për neve. Këtë nuk e pritnim e as nuk e meritojmë as si kryesi as si anëtarësi, e as Ismeti”, thuhet në reagimin e nëndegës së LDK-së në Olten të Zvicres.

Më poshtë, në reagimin e saj, kjo degë, shkruan se Ismet Krasniqi kurrë nuk ka insistuar e nuk ka nevojë të merr poste në Kosovë çfarë kanë pretenduar disa anëtarë të këtij këshilli, si Ismet Beqiri.

“E nderuar kryesi e LDK-së në Prishtinë, i nderuar Kryetar i LDK-së z. Isa Mustafa, Sekretar Ismet Beqiri ju lutemi që mos të merrni veprime të tilla të ngutshme pa u konsultuar me bazën sepse kjo ju hakmerret me shkatërrimin e mëtejmë të LDK-së. Mendojmë se këtë e kanë të njohur të gjithë ata që janë nga themelimi konseguent në LDK. Të tjerëve që hynë si satelit mund edhe të mos ju bënë përshtypje largimi edhe i veteranëve”, përfundon reagimi i nëndegës së LDK-së përkitazi me shkarkimin nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, të Ismet Krasniqit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›