Ahmeti: Serbia nuk duhet lejuar të mbajë zgjedhje në Kosovë
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se dyshon në seriozitetin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Ai ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë shkelin rëndë integritetin e Republikës së Kosovës, ndaj nuk duhet lejuar që të mbahen.
Ahmeti, në emisionin Rubikon të KTV, ka thënë se qeveria edhe përpara ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, mirëpo siç ka thënë ai, ajo vazhdimisht e ka ndërruar qëndrim një ditë para se ato të mbahen.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Serbia nuk duhet lejuar të mbajë asnjë palë zgjedhje në Kosovë. “Kohët e fundit disa zëra ndërkombëtare thonë se Serbia nuk ka drejtë të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë, por e vërteta është se
Serbia nuk ka të drejtë të mbajë asnjë palë zgjedhje në Kosovë pavarësisht dyshtetësisë që kanë serbët”.
Ahmeti ka thënë se që të mund të organizohen zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë, për shkak të dyshtetësisë, së pari Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës. Ndryshe, sipas tij, Serbia në asnjë rrethanë tjetër nuk ka të drejtë të mbajë kurrfarë zgjedhjesh në Kosovë.
(ar.si/BalkanWeb)