LDK nuk mbështet AAK për akuzën ndaj Pacollit
PRISHTINË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e partive të tjera opozitare për ngritjen e një akuze të re në Gjykatën Kushtetuese ndaj presidentit Behxhet Pacolli.
Sipas AAK vota që presidenti i sapo zgjedhur i dha qeverisë së re së Kosovës gjatë vetbosimit në Kuvend përbën shkelje të Kushtetutës pasi presidentit nuk i lejohet të ushtrojë poste të dyfishta publike. Për të gritur këtë padi në padi në Gjykatën Kushtetuese, AAK i duhen 30 nënshkrime të deputetëve.
Sipas njoftimit të bërë për mediat kosovare kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka deklaruar se se nisma e Aleancës nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme, përderisa të martën më 22 mars është afati i fundit për dorëzimin e lëndës në Gjykatë.
“Ka mendime të ndryshme, tek partitë e ndryshme lidhur me atë se a duhet të procedohet një kërkesë e tillë apo jo. Aleanca ka provuar, por deri më tani nuk kemi arritur që të kemi dakordim”,- ka theksuar Gjini.
Pritjet e AAK-së kanë qenë të orientuara kryesisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës nga e cila ka kërkuar mbështetje dhe nënshkrimet e deputetëve të saj. Mirëpo anëtari i Kryesisë së LDK, Kujtim Shala ka bërë me dije për mediat kosovare se LDK-ja pret fillimisht nga Gjykata Kushtetuese interpretimin në lidhje me zgjedhjen e Pacollit në postin e presidentit.
Sipas tij, përderisa të mos dihet se a ka apo jo vendi një president të zgjedhur në mënyrë kushtetuese nuk mund të kërkohet interpretimi nëse presidenti ka shkelur kushtetutën.
(e.m/tg/BalkanWeb)