Aurela Gaçe dërgon veri, jug dhe Çamëri në "Eurosong"
TIRANE- Një ndër gazetat më të suksesshme gjermane "BildZeitung" teksa shkruan për konkursin më të madh europian të këngës "Eurosong", flet edhe për pretendentët kryesore. Vetë Gjermania ka zgjedhur të përfaqësohet me këngëtaren që mori vjet trofeun europian, dhe "Bild" shkruan se një ndër katër konkurrentët më të fortë për këngëtaren e tyre është Aurela Gaçe. Përveç kësaj, përkrah tre pretendentëve të tjerë është edhe fotoja e Gaçes. E ndërsa ethet e konkursit kanë filluar, Aurela nga ana e saj i ka mbledhur forcat dhe ka realizuar versionin e fundit të këngës. Në çdo detaj, ajo është një këngë shqiptare. E filluar që nga notat, tek veshja e saj, vendxhirimet ku shfaqet hapur dhe bukur trashëgimia kulturore, këngëtarja është personifikuar me një shqiponjë. Si për të përligjur idenë e saj se në "Eurosong" duhet shkuar me melos shqiptar, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shprehet se "në qoftë se do të ishte një konkurs ku do të më lejoheshin 5 këngë të ndryshme, atëherë do të këndoja edhe rock, edhe dance, edhe soul...Por kur kam një këngë të vetme, ngulmoj dhe besoj tek melodia që më tingëllon shqip". Videoklipi i realizuar në kalanë e Gjirokastrës, në Butrint e Ksamil, në Shkodër tek Ura e Mesit, dhe në Dhërmi, shpërfaq pamje të mrekullueshëm të një natyre joshëse. Vetë kënga, me notat dhe shpërthimet falë interpretimit të Gaçes, i ofron Europës një shpirt e pasion të vërtetë...
Ka një javë që keni publikuar videoklipin e këngës "Feel the passion", versioni anglisht i "Kënga ime'. Sa kohë kanë zgjatur xhirimet?
Xhirimet kanë zgjatur jo pak, rreth 12 ditë, qoftë për vendndodhjet e ndryshme ku duhet të udhëtonim, qoftë për kushtet klimaterike jo shumë favorizuese. Kishim një afat dhe duhej ta mbaronim patjetër përpara datës 12 mars. Ndërkohë dielli kishte kapriçot e veta, sepse shkëlqente kur donte ai, pa menduar se sa shumë na duhej ne...
Si është pritur kënga juaj? Ç'opinione keni marrë?
Kam marrë urime së bashku me autorët dhe stafin realizues, por sigurisht ka edhe njerëz që kanë komente negative. Është më se normale dhe sigurisht ka edhe asnjanës ose abstenime (qesh).
Kush e ka përkthyer tekstin?
Nuk mund ta quaj përkthim, sepse aty del pasioni i këngës që kisha në gjuhën shqipe. Dhe kjo nuk është e lehtë të arrihet kollaj me një përkthim. Dua të them që poezinë anglisht mbi poezinë shqip e arriti June Taylor Muftaraj, të cilën e falenderoj shumë për pasionin dhe durimin me të cilin ka punuar.
A keni filluar të bëni fushatë për të në shtetet pjesëmarrëse në "Eurosong"?
Jam në pritje të RTVSH-së, të më dërgojë për promovim në ato shtete me të cilat ne jemi në grup. Në datën 10 prill paraqitem në Holandë, është një organizim shumë i madh dhe me vlerë për promon e këngës.
Shpesh është thënë se duhet një lobim i fortë për të mundur të ecësh në këtë konkurs. Ç'mendim keni për këtë pjesë?
Po, duhet patjetër dhe shpresoj ta kem këtë mundësi, sepse unë vetë nuk mund ta bëj pa ndihmën e institucionit.
Në videoklip vëmë re që ju në një farë mënyre promovoni turizmin shqiptar përmes trashëgimisë kulturore. Ku janë realizuar xhirimet?
Po, është e vërtetë. Regjisori Albert Malltezi, i cili me një përkushtim të madh ideoi videon dhe gjithashtu ma propozoi mua dhe autorëve të këngës që në fillim, që në klip të kishim mundësinë të shpërfaqnim disa nga bukuritë natyrore dhe trashëgimisë kulturore (them disa sepse nuk do të mundeshim dot të gjitha). Është xhiruar në kalanë e Gjirokastrës, në Butrint e Ksamil, në Shkodër (Ura e Mesit, dhe domethënia e saj është që urat janë ato që lidhin bashkëpunimet, hapin e mbajnë marrëdhënie), dhe sigurisht edhe në Dhërmiun e bukur.
Një ndër web-et e "Eurosong", teksa vlerëson këngën tuaj, shkruan se versioni i ri, pak ngjan me të vjetrin...
Versioni i ri ka të njëjtin thelb muzikor, asnjë notë nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar energjia që ka marrë kënga. Madje edhe në anglisht unë jam munduar të mbaj një interpretim etno dhe momente të vogla rock.
Përse e titulluat "Feel the passion"? Me çfarë lidhet titulli?
Në refren unë them "let me share my song with you, just feel the passion" (Më lejoni të ndaj këngën me ju, ndjeje pasionin).
Ashtu si në shqip kur u paraqita me këngën në festivalin e RTVSH-së, unë këndoja për pasionin tim, muzikën, këngën, që më bën të dua të jetoj edhe më shumë, edhe më me forcë, të njëjtën gjë them edhe në anglisht, "ti je gjaku në venat e mia dhe dashuria e shpirtit tim". Besoj kaq mjafton për të kuptuar dashurinë që dua të ndaj me njerëzit, dashurinë që më mbush shpirtin dhe quhet muzikë.
Sado ndryshime të ketë pësuar kënga, ju keni ruajtur motivet labe të saj...Donit të kishit diçka tradicionale?
Që në momentin që kam dëgjuar muzikën e krijuar nga Shpëtim Saraçi, dhe teksti i Sokol Marsit, më tingëlloi shqip si këngë, jo labe, POR SHQIP. Në qoftë se në fillim kënga tingëllon pak nga jugu, përkundrazi në notat e shpërthimit unë kaloj në krahun tjetër të Shqipërisë, në nota veriu. Sigurisht që do të doja të paraqitesha me notat e vendit tim. Ah, në qoftë se do të ishte një konkurs ku do të më lejoheshin 5 këngë të ndryshme, atëherë do të këndoja edhe rock, edhe dance, edhe soul... Por kur kam një këngë të vetme, ngulmoj dhe besoj tek melodia që më tingëllon shqip. Është njësoj si të shkosh në Indi dhe t'u paraqitesh atyre si indiane... A shkon kjo? Edhe sikur e fundit të dal në renditje, që edhe për këtë jam e përgatitur sepse çdo gjë mund të ndodhë, unë prapë nuk tërhiqem nga ajo që besoj. Le të dalë e fundit, ama e di që për tre minuta, kemi bërë të mundur të servirim përpara Europës një shpirt e pasion të vërtetë.
A e lidh diçka me Çamërinë këtë këngë? Kohët e fundit kjo pjesë e mbetur jashtë Shqipërisë është kthyer në qendër të vëmendjes?
Unë në tekst e shpreh shumë qartë, këndoj për muzikën, pasionin tim që më mban gjallë, është ai pasion që më bën të fluturoj. Teksti është shumë i qartë në këngë, qoftë në shqip e në anglisht "Feel the passion"....Në shqip them "Zot që këngën ma ke fal, më lër ta ndaj". Besoj, mesazhi është më se i qartë.
Ju keni bashkëpunuar me emra të njohur në fushën e muzikës, me njerëz që kanë punuar me Michael Jackson. Pse kjo zgjedhje?
Po kujtdo që mund t'i ofrohej ky shans, a do të thoshte jo? Është ëndrra e shumë muzikantëve dhe këngëtarëve në botë të kenë mundësi të incizojnë dhe bashkëpunojnë qoftë edhe vetëm për një këngë, me emra të tillë. Këtë mundësi neve na e dha një djalë shqiptar, kompozitor filmash në Hollivud, Aldo Shllaku, që më lidhjet e tij na e bëri të mundur këtë ëndërr. Sigurisht, TVSH-ja nuk ngurroi aspak të financonte në këtë drejtim.
Shumë Shqipëri ka në këngën tuaj... Videoklipi, veshja, teksti...
Në radhë të parë dua të përmend dhe falenderoj një dizajner shqiptare kaq të talentuar që quhet Mirela Nurçe, pasionante dhe e talentuar në perfeksion, siç e keni parë edhe vetë se çfarë ka krijuar, puna flet vetë. Gjithashtu dua shumë të falenderoj grimieren Lili, që me fantazinë e saj arriti të krijonte figurën e plotë, që fustani mos të ngelej i përgjysmuar pa grimin dhe flokët, çdo gjë ishte në bashkëpunim dhe ndërthurje me njëra-tjetrën. Sytë e shqiponjës u krijuan duke qenë bukur në dukje, por forca dhe karakteri i tyre të ngjante me atë të shqiponjës. Jam e lumtur që kam mundësi të bashkëpunoj me njerëz që e duan artin, që e bëjnë dhe e krijojnë, sepse edhe këtu ka art e njerëz që punojnë me pasion.
(Intervista u botua sot ne Gazeta Shqiptare)