E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton shtyn vizitën në Tiranë e Ballkan, e parashikuar për në mars

TIRANE- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Katrine Ashton, nuk do të vizitoje Shqiperinë në fund të këtij muaji ashtu sikurse dhe ishte parashikuar.

Mediat kosovare duke iu referuar burimeve diplomatike të Këshillit të Ministrave në BE thone se një vizitë e baroneshes Ashton në rajon të paktën këtë periudhe nuk do të ndodhë.

Përveç Tiranes, Ashton kishte planifikuar të vizitonte Prishtinën, Beogradin, dhe Sarajevën.

Burimet në Bruksel thonë se vizita e përfaqësueses Ashton do të caktohet për një kohë tjetër, edhe pse ende nuk ka një date të saktë se kur mund te realizohet ky tur i rëndësishëm i shefes për Politikën e Jashtme në BE Katrine Ashton.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›