LDK perpilon listen per deputete Mustafa Presim edhe Uke Rugoven
Keshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike te Kosoves hartoi listen e deputeteve per zgjedhjet parlamentare. Isa Mustafa kryetar i partise tha se lista e propozuar eshte miratuar me unanimitet te plote. Sipas tij kane mbetur edhe tete vende per tu kompletuar e tere lista ne menyre qe te behet ndonje plotesim eventual.
Uke Rugova do te jete pjese e kesaj liste nese ai pranon ka thene Mustafa. Mirepo ai nuk precizoi nese edhe dikush tjeter nga Lista LDK - Ibrahim Rugova do te jete pjese e kesaj liste deputetesh duke nenkuptuar ish-ministrin e Shendetesise Bujar Bukoshi. Ish-nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Eqrem Kryeziu eshte rikthyer ne partine pas largimit ne shenje proteste dy dite me pare. Ish-nenkryetari i pare i LDK-se te henen ka dhene doreheqje nga Keshilli i Pergjithshem i LDK-se pasi nuk ishte futur ne Kryesi e as nuk ishte propozuar per deputet. Nje dite me vone ai eshte bere anetar i Kryesise pa votim te Keshillit te Pergjithshem dhe ka zene vend ne listen per deputet qe eshte miratuar te marten me 102 emra. Tete vende nderkaq jane lene per kthimin e Uke Rugoves dhe per bashkepunime te tjera sic eshte interpretuar nga kryetari i LDK-se Isa Mustafa. Por pervec Eqrem Kryeziut qe eshte pranuar nga kryetari i ri i LDK-se se eshte futur ne Kryesi per te tjeret ai ka thene se kane qene aty. Lidhja Demokratike e Kosoves ka shperndare listen e anetareve te Kryesise prej 23 emrash qe kryesohet nga Isa Mustafa dhe perfundon me Xhafer Tahirin e Forumit te Rinise. Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ka thene se te gjitha vendimet ne KD kane qene unanime pa asnje vote kunder dhe pa asnje abstenim perfshire edhe listen per deputete. E kemi lene nje hapesire prej 7-8 vendesh qe varesisht prej marreveshjeve me partneret ti fusim ne liste si Kryesi ka thene ai. Mustafa ka deklaruar se ne Kryesi eshte futur edhe Eqrem Kryeziu derisa ka insistuar se lista e publikuar te henen ka qene e plote. Ne listen e se henes te cilen e ka shperndare anetari i Kryesise Avdullah Hoti kane qene edhe Xhafer Tahiri kryetar i Forumit te Rinise dhe Lirije Kajtazi kryetare e FG-se se LDK-se. Por Eqrem Kryeziu nje dite me pare ka mohuar se ka dhene doreheqje ne shenje mospajtimi por sipas tij ka propozuar qe te lirohet nga te gjitha angazhimet ne Kryesine e LDK-se dhe te mbetet vetem kryetar i Deges ne Prizren. Doreheqje te henen ka dhene edhe Berim Ramosaj dhe Zejnullah Rrahmani.