Nexhat Daci i pakenaqur nga Mustafa LDK-ja po kthehet ne nje parti lokale
Atmosfera e ripajtimit mes pjeseve te ndara te Lidhjes Demokratike te Kosoves eshte prishur pas me shume se dy diteve nga zgjedhja e Isa Mustafes ne krye te partise. Dje dy deklarata kundershtuese kane mberritur nga LDD-ja e Nexhat Dacit e cila ka qene partia qe eshte ftuar nga Mustafa ti bashkohet shtepise se vjeter. Edhe pse Lidhja Demokratike e Dardanise e ka pergezuar LDK-ne per zgjedhjen e Isa Mustafes ne krye te partise kryetari i LDD-se Nexhat Daci eshte shprehur se ka pritur me shume nga udheheqja e re e LDK-se. Une kam pritur qe udheheqja e re dhe lideri i LDK-se do te kete nje vizion te gjeresise e thellesise se filozofise politike qe ata e kane kopjuar nga ne se nuk e kane as ne statut dhe as ne program dhe optika e djeshme tregon qe eshte larg ky realitet shume larg citohet Daci ne nje komunikate te leshuar nga LDD. Koncepti qe ne kemi pershendetur ka qene te krijohet nje parti e madhe si i ka pasur hije per 16-17 vjet dhe dje eshte shnderruar ne nje parti lokale te Llapit e Gallapit dhe kjo e veshtireson shume konceptin e bashkepunimit tone sepse ne nuk duam te kalojme me partine e Dukagjinit te Drenices te Llapit e as te Ana Moraves ka thene Daci. Nderkaq nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise LDD Naser Rugova deklaroi dje se rruget e LDD-se dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves LDK jane te ndara. Rugova theksoi se ate qe kane pare me listen e propozuar nga kryetari i sapozgjedhur i LDK-se Isa Mustafa le per tu deshiruar pasi figurat kyce sipas tij jane lene anash.