Mbreti anulon faljen për pedofilin

Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka vendosur të anulojë faljen që ishte dhënë, me kërkesë të Spanjës, ndaj një pedofili të dënuar me 30 vite burg.
Lirimi i tij kishte ngjallur polemika dhe protesta të forta në vend, por edhe në Spanjë.
Vendimi për të anuluar aktin e faljes, erdhi në përfundim të një dite, ku sovrani kishte ndërhyrë për këtë çështje.
Ai kërkoi hetim të imtësishëm, duke qenë se nuk bëhet fjalë për një rast çfarëdo por për abuzim të dhunshëm me të mitur./noa/Indeksonline/