L`Ekip zgjodhi ekipin më të mirë të futbollit

Gazeta prestigjioze sportive L`Ekip e Francës ka publikuar rezultatet e votimit për ekipin më të mirë të futbollit në vitin 2010. Në këtë ekip janë gjendur 5 futbollistë spanjoll. Në ekipin e vitit sipas L`Ekip gjenden Iker Kasiljas, Xherar Pike, Maikon, Lusio, Serhio Buskets, Bastijan Shvajnshtajger, Andres Inijesta, Çavi Ernandes, Fabio Koentrao, Vesli Shnajder dhe Lionel Mesi.
Ekipin më të mirë të vitit, tradicionalisht e zgjedhin gazetarët e redaksive sportive të gazetave franceze.