Memelli, një “10” në Arabinë Saudite

Sulmuesi Migen Memelli e mbylli me notën 10 në kampionatin e Arabisë Saudite, Pro League.
Golashënuesi më i mirë i Superligës shqiptare për sezonin 2008-2009 (22 gola) realizoi 10 gola në 16 javët e para të kampionatit të arabosaudit, duke qenë i dyti në renditje (së bashku edhe me Yasser Al Qahtani, Naif Hazazi dhe Victor Simoes, po me 10 gola).
Memelli, i cili më parë ka luajtur dhe në Norvegji me Bran Bergen dhe në Suedi me Gaisin, ka shënuar 10 nga 27 golat e skuadrës së tij, duke qenë edhe më produktivi i formacionit të drejtuar nga Zllatko Daliç, trajneri që në sezonin 2008-2009 drejtoi për 18 javë Dinamon e Tiranës.
Interesant është fakti, se pogradecari 30-vjeçar ka realizuar dy tripleta gjatë këtij sezoni, ato kundër Al Itihadit në barazimin 3-3 dhe në fitoren 4-2 kundër Najranit.
Te skuadra Al Faisaly luan edhe një njohje tjetër shumë e mirë e futbollit shqiptar, senegalezi Ablaje Papa Diop (12 ndeshje, 2 gola).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 24 Dhjetor 2010