E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Ndroqi: Boksi shqiptar ka te ardhme te suksesshme

Federata e boksit profesionist me presidentin Ylli Ndroqi, ka organizuar ne palestren e kesaj federate per here te pare ndeshjet e boksit profesionist shqiptar. Jane zhvilluar tre ndeshje te rendesishme me boksier te licensuar nga kjo federate qe perfaqësojnë Shqipërinë dhe ne evendimente nderkombetare.
 

Ndeshja e parë është zhvilluar mes boksierit Shpëtim Shala dhe atij vlonjat Frans Aliaj. Ndeshja qe solli emocione te medha ka perfunduar me barazime pas kater raundesh.
 

Ndeshja e dyte ishte ajo e zhvilluar mes boksierit Jakup Shahu dhe Edmond Hoxha. Kjo ndeshje perfundoi me fitoren e këtij te fundi me rezultatin 2-1.Ky aktivitet pritet te pasohet me ndeshje te tjera te boksit profesionist shqiptar duke nisur nga janari i vitit 2011.
 

Federata e boksit profesionist shqiptar prej me shume se nje viti ka ndertuar nje palester moderne me te gjitha kushtet bashkekohore per zhvillimin e stervitjeve te nivelit profesionist, fale investimeve te presidentit te kesaj federate z.Ylli Ndroqi.

“Boksi shqiptar ka  nje te ardhme te sukseshme. Palestra eshte ne kushte bashkekohore e moderne. Ftoj qe te gjithe boksieret te jene pjese e Federates se boksit profesionist. Mbeshtetje e pakufizuar per boksieret tane” perfundoi z.Ndroqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›