E Diel, 1 Nëntor 2026

LG paraqet televizorin më të madh në botë 3D

SEUL- Kompania koreanojugore e prodhimeve elektronike, LG prodhoi televizorin, tip LED, tredimensional (3D) me ekranin më të madh në botë, që do të paraqitet për herë të parë në panairin e elektronikës për konsum të gjerë CES (Consumer Electronics Show), nga 6-9 janar në Las Vegas, SHBA.
Televizori i ri ka një diagonale 72 inç, me ndriçim retro të plotë dhe ka një rrjedhshmëri të shkëlqyer si në 2D ashtu edhe në teknologjinë 3D.
Pas paraqitjes në panair, pritet që së shpejti LED të gjendet edhe në tregun evropian, aziatik dhe në tregun e Amerikës Veriore.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›