LGBT aktivitet sensibilizues ne diten nderkombetare kunder homofobise
Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, personat me orientim të ndryshem seksual anëtarë të komunitetit LGBT për herë të parë kanë organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizimi edhe në Tiranë ku të pranishëm ishin përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu falenderoi kryeminstrin Berisha për qëndrimin e mbajtur dhe policinë e shtetit për gatishmërinë e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Ndërsa Ambasadori hollandez Henk Van den Dool ka vlerësuar miratimin e ligjit kundër diskriminimit dhe ratifikimin e konventave ndërkombetare nga vendi ynë, ai gjithashtu është shprehur se paragjykimi vazhdon të jetë mbizotërues për shoqërinë.
Ndërkohë që komuniteti LGBT zhvillonte festivalin e diversitetit në njërin nga sheshet e kryeqytetit, në një tjetër shesh përfaqësues të komunitetit mysliman kanë protestuar kundër tyre, megjithatë gjate zhvillimit të aktiviteteve nuk ka nuk janë shënuar incidente.