E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina dorezon tek Londra flaken olimpike

Flaka e lojërave olimpike, që do të nisin në 27 korrik në Londër është dorëzuar në një ceremoni të organizuar në Athinë. 
Flaka e ndezur nga rrezet e diellit në shtëpinë e saj në Olimpia, një javë më parë, atje ku u organizuam për hërë të parë lojërat olimpike i është dorëzuar nën qiellin gri prnceshës së Britanisë Anne nga presidenti i komitetit olimpik helenik, Spiros Kapralos. Kryetari i lojërave të Londrës dhe 2 herë kampioni i lojërave olimpike për 1500 m Sebastian Coe e vlerësoi Greqinë për mikpritjen .
“Ashtu sikurse lojërat olimpike dhe ato paraolimpike, flaka i përket botës”, tha Coe para spektatorëve mes të cilëve ndodheshin  dhe kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Xhonson dhe ish-kapiteni i kombëtares angleze, David Bekam. 
Rrugëtimi prej 70 ditësh i flakës përfshin 12.800 km rreth Britanisë, duke përshkruar 1018 fshatra , para se të kulmojë në ndezjen e pishtarit në stadiumin olimpik në ditën e hapjes së lojërave. 
Flaka gjatë natës do të qëndrojë në ambasadën britanike në Athinë. Më pas do të udhëtojë e sigurt në fener të veçantë nga Athina në një bazë ajrore detare për në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›