E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGBT falenderon Berishën, më herët përgëzon Ramën dhe Metën

Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi, të përfshirë së fundmi në një proçes të
monitorimit të partive politike dhe qëndrimeve që ato kanë ndaj LGBT, në
kuadër të një nisme të quajtur mendo Politikisht kanë falenderuar sot z.
Sali Berisha për mbështetjen që ai ka dhënë, sipas tyre, për komunitetin
LGBT.

Në një mesazh drejtuar Berishës dhe njerëzve pranë tij ata shprehen:
Duke
ju uruar më të mirat, ju falenderojmë për mbështetjen që i keni dhënë
Lëvizjes sonë këto vite. Pavarësisht si kanë votuar LGBT, ne vlerësojmë
sidomos momentin e aprovimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe
ndërhyrjen tuaj në grupin parlamentar të PD në vitin 2010 për ta miratuar
atë ligj ashtu siç ishte kërkuar dhe nga shoqëria civile dhe pa ndryshime
që mund ta bënin ta pazbatueshëm dhe për gatishmërinë tuaj për të folur
publikisht për të drejtat e LGBT. Gjithë të mirat.

Më herët, përfaqësuesit e organizatave Aleanca LGBT dhe Të Bashkuar pro
LGBT (ProLGBT) kanë uruar për fitoren z. Edi Rama dhe z. Ilir Meta.

Në raportin Mendo Politikisht të mbështetur nga Programi i Granteve të
Vogla në Komisionin për Demokraci në Ambasadën Amerikanë, PS rezulton e
vetmja parti që ka adresuar në programin e saj probleme të komunitetit
LGBT.

Ndërkohë angazhime në mbrojtje të komunitetit LGBT morën më herët gjatë
këtyre muajve edhe nga z. Berisha dhe z. Meta në takime respektive që
drejtuesit e LGBT patën në zyrat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›