E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Kroaci, takohet me kryeministrin Thaçi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili pritet të marrë dhe postin e kryeministrit të vendit në shtator pas formimit të kabinetit të ri qeveritar ndodhet në Zagreb, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Në ditën e parë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Kroacisë, ka realizuar një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili njëkohësisht merr pjesë në ceremoni.

Lajmin e takimit e ka konfirmuar vetë kreu i PS-së, Rama, teksa shkruan në faqen e tij në rrjetin social Twitter dhe Facebook.

Me kryeministrin Thaci ne Zagreb, të cilin e shoqëron dhe me një foto por pa dhene detaje rreth asaj cfare eshte biseduar mes tyre.

Megjithate mendohet se ne qender te bisedimeve kane qene urimet e ndersjelleta rreth zhvillimeve te fundit, per zotin Rama fitorja e zgjedhjeve, ndersa per kryeministrin Thaci hapja e negociata me BE per MSA.

Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 Korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›