E Diel, 1 Nëntor 2026

LGBT-ja marshim me biçikleta, aktivistët sulmohen me gaz lotsjellës

INCIDENT3Tiranë- Dhjetra aktivistë të LGBT-së, në kuadër të Ditës Kundër Homofobisë, zhvilluan sot një pedalim me biçikleta në rrugët kryesore të kryeqytetit. Të veshur me bluza ku shkruhej Pedalim Kundër Homofobisë, ata hipur mbi biçikelta të Ecovolis e kanë nisur marshimin nga sheshi Nënë Tereza, duke shkuar tek sheshi Skënderbej dhe më pas janë kthyer po tek vendi ku u nisën.

Ashtu si një vit më parë edhe sot nuk kanë munguar incidentet. Nëpërmjet një deklarate për mediat Ambasada Pink shprehet se një grup i aktivistëve janë sulmuar gjatë marshimit.

Një grup aktivistësh LGBT-së sapo janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me mjete të tjera tymuese në ambientet e një lokali në bllok. Një grup djemsh kanë hedhur në oborrin e lokalit Public House ku aktivistët ndodhen mjete shpërthyese që lëshojnë një tym mbytës. Nuk ka të lenduar ndërsa policia sapo ka shkuar në vendngjarje,- shprehet Kristi Pinderi, aktivist i LGBT-së.

INCIDENT2

Sulmi ndaj aktivistëve

Kjo është hera e dytë që zhvillohet një aktivitet i tillë, por këtë vit numri i pjesëmarrësve ishte disa fish më shumë. Ata pedaluan në bulavard të shoqëruar nga një eskortë e policisë. Djem edhe vajza të reja u shoqëruan në këtë pedalim edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani, nga Komisionerja Kundër Diskriminimit Irma Baraku dhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›