Rama: 4 deputetë në Gjirokastër. Berisha i mbush sheshet me robër
Vlorë- Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatët për zgjedhjet e 23 qershorit në Gjirokastër, ndërsa kreu i saj Edi Rama, ka premtuar marrjen e katër mandateve. Ai është fokusuar edhe tek presioni që, sipas tij, po u bëhet zyrtarëve për të marrë pjesë në mitingjet e PD-së dhe duke injoruar ato të socialisteve, gjë që sipas tij do të marrë fund pas 23 qershorit.
E di që sot, dje pardje drejtorët e Gjirokastrës janë përpjekur tju pengojnë të vini në këtë shesh si në të gjithë Shqipërinë. Janë përpjekur shumë të ushtrojnë të gjithë presionin e pushtetit për ti mbajtur larg këtij sheshi po ja që përgjigjen më të mirë e kanë marrë sot nga ky shesh i mbushur kaq shumë me të reja dhe të rinj. Pas fitores së 23 qershorit do marrin edhe përgjigjen tjetër, atë të merituar, përgjigjen për zgjedhjet e tyre antikushtetuese e kriminale ndaj njerëzve, nxënësve dhe nxënësve që më 23 qershor do bëhen pjesë e asaj fitore që do e ndryshojë Shqipërinë dhe shkollën. Kurrë më drejtorë shkollash që bëjnë presion, përdorin institucionet e shtetit për interesat e pushtetit, kurrë më arsimtarë që merren zvarrë në sheshe. Ne i mbushim sheshet me qytetarët që kërkojnë ndryshimin ndërsa ato të Saliut nga turmat e robërve që do i çlirojmë më 23 qershor,- tha Rama.
Ai ka ftuar qytetarët të votojnë të majtën, duke thënë se emigrantët do të vijnë për të ndëshkuar qeverinë. Rama ka thënë se PS-ja do të bëjë uljen e taksave, uljen e tatimfitimit, dhe do të krijojë kushte për zhvillimin e bizneseve.